“Këtu vallëzohet me hijet”

0
8

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Këtu vallëzohet me hijet – Dancing with the shadows” me regji të Pluton Vasit fiton çmimin “BEST PRODUCTION” në edicionin e 4-t të International World Film Awards, Winter Edition 2023/2024. Lajmin e bëri të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ndërsa çmimi vjen si fillim i mbarë viti për kinematografinë. “Këtu vallëzohet me hijet” është filmi më i ri i regjisorit Pluton Vasi I cili përplas dy kohë, të sotmen dhe periudhën komuniste. Filmi i vendos ngjarjet në Shkodër, ndërsa një gazetare rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një dramë familjare me hijet e së shkuarës. Karafil Shena luan rolin protagonist, me një interpretim të arrirë së bashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj. Filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë. “Këtu vallëzohet me hijet” vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe producentë ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian.