Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPunime mirëmbajtjeje në Parkun Arkeologjik Antigone në Gjirokastër

Punime mirëmbajtjeje në Parkun Arkeologjik Antigone në Gjirokastër

Parku Arkeologjik Antigone në Gjirokastër njohu këto ditë ndërhyrje mirëmbajtjeje ndërsa sezoni i dimrit shfrytëzohet nga punonjësit e DRTK për sistemimin e sajtit arkeologjik. Prej disa ditësh specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër po punojnë për ngritjen e mureve, sistemimin e mjediseve rreth monumenteve në Agora dhe bllokun e banesave. Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Piro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments