Peticioni në Mitrovicën Veriore dhe Leposaviq për shkarkimin e kryetarëve në këto komuna ka nisur sot, që nga ora 09:00. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për këtë çështje tha se ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë, e cila është specifikuar edhe në udhëzimin administrativ të miratuar së fundi nga ministria përkatëse. “Ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë, e cila pastaj është specifikuar edhe në udhëzimin administrativ të miratuar së fundi nga ministria përkatëse. Pra është një e drejtë që ju takon qytetarëve të të gjitha komunave, rrjedhimisht në këtë rast qytetarët e Komunave në veri të vendit janë duke e shfrytëzuar këtë të drejtë, është me rëndësi të respektohen procedurat, por si shtet demokratik që jemi, që i respektojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie natyrisht edhe kjo e drejtë duhet të respektohet,” tha Osmani. Këto komente ajo i bëri pas homazheve tek busti i heroit Kadri Zeka me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij.
Osmani: Ligjet e Kosovës lejojnë procedurën
RELATED ARTICLES