Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Ekonomia u rrit 5% pavarësisht luftës

Zelensky: Ekonomia u rrit 5% pavarësisht luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha dje se ekonomia e vendit të tij u rrit me 5% vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022, pavarësisht pushtimit rus. “Të ardhurat nga taksat u rritën gjithashtu me të njëjtën shumë”, tha kreu i shtetit në fjalimin e tij të përditshëm me video dje në mbrëmje. “Kjo është një shenjë e qartë e fuqisë së Ukrainës”, tha Zelensky. Kryeministri Denys Shmyhal raportoi se situata në sistemin financiar ishte e qëndrueshme, dhe të gjitha përfitimet sociale po paguhen plotësisht. Rritja ekonomike e Ukrainës prej rreth 5% pritej edhe nga Bashkimi Evropian. Është një efekt rimëkëmbjeje pasi ekonomia ukrainase u tkurr me pothuajse 30% në vitin 2022, viti i parë i luftës. Megjithëse prodhimi ekonomik i vendit të Evropës Lindore pritet të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, BE pret që ai të jetë rreth 20% në nivelet e paraluftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments