Opinionet publike të vendeve që përbëjnë NATO-n duhet të kuptojnë se paqja nuk mund të merret më si e mirëqenë në vitet e ardhshme, deklaroi presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, në fund të takimit të shefave të shtabit të aleatëve. ‘’Lufta është një fenomen që përfshin të gjithë shoqërinë, e cila duhet të mbështesë ushtrinë me njerëz dhe mjete’’, shtoi Bauer. Duke komentuar publikimin e planeve ushtarake gjermane për një përplasje të mundshme me Rusinë në lindje, Bauer tha: “Nuk më duket diçka e re, Moska është një kërcënim për ne dhe prandaj kemi zhvilluar kundërmasa”.