Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,19 Janar 2023

Rajoni,Europa Moti-E Premte,19 Janar 2023

Orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare POR pas mesditës vranësirat do të bëhen edhe më të dukshme. Parashikohet që pasdite dhe në mbrëmje të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të Kosovës në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Të njëjtat kushe të paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.  Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes DHE në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 13 gradë C. Era; do të paraqitet mesatare gjatë paradites Por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjenruar shira të dobët e lokalë NDERSA gjatë paradites do të ketë edhe intervale me kthjellime, më të theksuara në zonat Jugore dhe Juglindore. Parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve gjatë natës vonë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ULJE si në vlerat minimale edhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C më e ulëta në zonat malore deri në 15°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës POR gjatë natës forcohet deri në 45 km/h. Drejtimi i Erës do të jetë kryesisht Juglindor.

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Jugperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Iberik duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Europën Lindore dhe zonën e Alpeve priten reshje të dendura dëbore. PO ashtu, Europa Juglindore do të dominohet nga vranësira dhe shira POR me intensitet të ulët NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten; Ishujt Britanikë, Gadishulli Skandinav si edhe Europa Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments