Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKodra e Akrolisit apo e T’Shëlbuemit

Kodra e Akrolisit apo e T’Shëlbuemit

DRTK Shkodër, në vazhdën e prezantimit të pasurive arkeologjike të arealit verior, sjell të dhëna për Kodrën e Akrolisit që vendasit e njohin si e T’Shëlbuemit. Kodra rrëzohet drejt perëndimit, drejt pllajës që pararend Akropolin e Lisit, me pjerrësi tepër të madhe. Në anët e tjera shpatet e zbresin me butë në fushë. Nga maja ka një horizont të gjerë që nga liqeni i Shkodrës e deri në Durrës. Akrolis/Lis përmendet në shkrime të lashta nga Polybi: “Filipi V pasi arriti në vend vuri re se Lisi ishte përforcuar shumë mirë… nga natyra dhe dora e njeriut. Akrolisi që ishte pranë kishte lartësi aq të madhe dhe ishte aq i fortë, sa që dhe një sy të vetëm të hidhte njeriu do të kuptonte se pushtimi i tij ishte i pamundur”. Mali i Shëlbuemit, përfundon me një syprinë kurrizore 300 x 60 m. Ky konfiguracion kushtëzoi trasenë e murit i cili ndjek skajet e kurrizit duke rrethuar një sipërfaqe prej 1,50 hektarësh. Në trasenë e mureve dallohen dy faza nga të cilat e para e periudhës I të hekurit. Muret e fazës së I i përmbahen me valëzime të lehta të njëjtit reliev. Muret, 3,20 m të gjerë, përbëhen nga dy këmishë me blloqe prej guri gëlqeror të thyer, por të palatuar, në formë paralelopipedi dhe mbushja e mesit, me gurë të papunuar dhe çakëll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ