Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISKalendari kombëtar i Vitit të Pyjeve

Kalendari kombëtar i Vitit të Pyjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan sot aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të jetë sa më gjithëpërfshirës me fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Kumbaro theksoi domosdoshmërinë e hartimit të planeve të mbarështimit për ekonomitë pyjore dhe edukimin e ndërgjegjësimin publik për këtë pasuri kombëtare.

Kumbaro u shpreh se kjo nuk është thjesht vetëm çështje mbarështimi të pyjeve por duhet konsideruar edhe si ekonomi dhe e ardhme dhe ndërlidhje midis sektorit privat e publik.

“Fushatat e pyllëzimit kanë nisur 2 muaj më parë në disa prej bashkive të vendit. Objektivat e vitit kombëtar 2024 si Viti i Pyjeve, janë pjesë e një programi të gjerë që parashikon më shumë se sa mbjellje pemësh. Sot zonat e mbrojtura, turizmit malor e i natyrës janë në ditën e tyre më të mirë”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se pas një pune shumë të madhe për promovimin e turizmit gjithëvjetor mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi i qëndrueshëm marrin një përparësi të veçantë, në një kohë që ruajtja e biodiversitetit është më e rëndësishme se kurrë.

Kumbaro nënvizoi se qeveria shqiptare ka marrë vendime të guximshme si rritja e  sipërfaqes së zonave të mbrojtura në mbi 21% të territorit, apo shpallja e lumit Vjosa dhe tre degëve të tij park kombëtar.

“Me këtë vendim ne 12 700 ha zonë të mbrojtur në nivelin më të lartë ose 480 km vijë lumore. Kemi shtrirë territorin e zonave të mbrojtura, si dhe kemi vendosur masa radikale me moratoriume për pezullimin e lejeve të zhvillimit në zonat e mbrotjura apo moratoriumi i gjuetisë dhe pyjeve”, shtoi ajo.

Kumbaro theksoi se me reformën e decentralizimit pyjet kaluan në administrimin e bashkive, përjashto zonat e mbrojtura.

“Dy vjet më parë përfundoi inventari i potë i pyjeve që na tregon se pyjet mbulojnë 46% të territorit. Bashkë me kullotat shkon 65%, pra gati 2/3 e territorit janë pyje dhe kullota.
80% e 65% të territorit janë pronësi e bashkive. Kjo tregon sa e madhe është përgjegjësia e bashkive në mirëmenaxhimin e tyre”, shtoi ajo.

Kumbaro tërhoqi vëmendjen pasi më shumë se gjysma e bashkive, 33 bashki, nuk kanë asnjë plan mbarështimi.

“Ka bashki që gjatë gjithë periudhës 8-vjeçare nuk kanë asnjë shpenzim si zë shpenzimesh në fondin pyjor. Kemi hartuar kartat e performancës për çdo bashki. Është e papranueshme që 8 vite pasi jeni bërë pronarë, 50% e bashkive nuk i kanë këto plane mbarështimi.  Performancë të dobët kanë pasur disa bashki me fond pyjor të konsiderueshëm që kanë edhe të ardhura por nuk kanë investime si Mirdita, Fushë-Arrëzi, Puka, Tropoja, Skrapari, Dibra dhe Kolonja”, tha Kumbaro.

Po ashtu, ajo theksoi se nuk është normale që bashki me sipërfaqe shumë të madhe pyjore deklarojnë të ardhura shumë të pakta nga ekonomia pyjore si Malësia e Madhe, Puka, Hasi.

“Ka bashki që raportojnë zero lekë të ardhura si Himara, Finiqi, Lezha, Dropulli, Kurbini, Vlora, Divjaka, Roskoveci. Afërsisht 1/3 e bashkive që nuk realizojnë të ardhura nga ekonomia pyjore dhe as investime në fondin pyjor”, shtoi ajo.

Kumbaro përmendi po ashtu Tiranën si model pozitiv pasi ka investuar gradualisht çdo vit në planet e mbarështimit sipas prioriteteve dhe ka ndërtuar një ndërmarrje publike si biznes publik i qëndrueshëm që prodhon të ardhura.

“Për vitin që lamë pas kemi rastet inkurajuese të 13 bashkive që kanë kryer investime të rëndësishme në fondin pyjor. Përveç Tiranës kemi Elbasanin që vjen me të njëjtin model dhe me të ardhurat e nxjerra në ekonominë pyjore po investon në hidrantet. E ndjekur nga Korça, Prrenjasi, Kukësi, Devolli, Gramshi, Patosi, Librazhdi, Poliçani, dhe Vau i Dejës”, shtoi Kumbaro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments