Klan News – Javë me mot të paqëndrueshëm

0
6

Java ka nisur me shi dhe sipas parashikimeve të Meteoalb ato pritet të shtohen në mesin e ditës së Hënë. Ndërkohë që ndryshe do të paraqitet dita e Martë. “Pritet intensifikimi i reshjeve në pjesën e dytë të ditës, ku do të ketë rrebeshe shiu në formë shtrëngatash, kryesisht në veri dhe në jug të vendit. Janë qytetet veri, veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Laçi. Gjithashtu, problematike do të paraqitet Vlora, Gjirokastra, Saranda, Përmeti, të cilat do të jenë edhe qytetet, të cilat do të kenë edhe reshje që do të jenë herë pas here dhe intensive. Të martën dhe të mërkurën, do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira, por pa reshje. Temperaturat janë rritur, dhe do të vijojnë të rriten edhe në ditët në vijim sipas parashikimeve të sinoptikanëve. “Kemi pasur rritje të ndjeshme të temperaturavë. Është një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht që po afrohet drejt Ballkanit dhe Shqipërisë duke sjellë një ndryshim drastik të motit. Temperatura më e ulët është kryesisht në ekstremin veri, verilindje jo më shumë se -2 . Është në vlera pozitive pjesa më e madhe e territorit ku zonat e ulëta shënojnë 5 gradë deri në 9 apo 10 gradë vija bregdetare.” Ndërkohë që rikthim të reshjeve do ketë ditën e enjte dhe pritet të jenë në të gjtihë territorin e vendit. “Të enjten dhe të premten rikthehen reshjet, ku do të kemi një tjetër episod, pasi do të ketë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë duhet thënë se kjo javë edhe pse do të jetë me reshje, do të jenë e ngrohtë pasi temperaturat do të jenë të larta. I gjithë territori pothuajse, do të kalojë në vlera pozitive duke filluar nga e marta dhe deri të premten.” Sinoptikanët parashikojnë reshje dëbore vetëm në veri të vendit, dhe kryesisht në Kukës në majat e maleve.