Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë,15 Janar 2024

Shqipëria Moti-E Hënë,15 Janar 2024

Në pjesën e parë të ditës; vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperendimore KU do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Pas- mesditës. Pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do rë na shoqërpjë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, POR edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments