Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAVon Cramon: Hap drejt njohjes de facto

Von Cramon: Hap drejt njohjes de facto

Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, përbën praktikisht një hap drejt njohjes de fakto. “Ky është një përparim i vogël në drejtimin e duhur”, deklaroi ajo. Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon u shpreh se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, në një kohë kur kriteret sipas saj, ishin përmbushur që më 2018. Von Cramon, që të premten nisi një vizitë disa ditore në Kosovë, ka takuar udhëheqës institucionesh e liderë opozitarë. Pas disa takimesh ka thënë se “niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm nga stabiliteti i qeverisjes, por edhe nga të drejtat që opozita i gëzon”. Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ajo theksoi se është e vështirë të parashikohet. Zyrtarja europiane sqaroi se duhet që të ketë presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të sigurohet se ngjarje të tilla si Banjska të mos përsëriten dhe që Serbia t’i përmbushë zotimet në kuptimin e njohjes. “Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, ka shtuar ajo. Më tej sakaq sërish shtoi se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa themelimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments