Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin KU më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor Por nuk priten reshje. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër KU i ftohi do të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.