Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë,13 Janar 2024

Shqipëria Moti-E Shtunë,13 Janar 2024

Shqipëria MBETET nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke sjellë në territor mot të kthjellët POR të ftohtë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit KU më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Verilindore – Juglindore POR nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments