Tuesday, April 22, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,13 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,13 Janar 2024

Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, POR me temperatura të ulta si pasojë e masave ajrore me origjinë Polare. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në vlerat minimale, edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -6°C minimalja deri në 4°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Rajoni i Ballkanit prej disa ditësh është përfshirë nga masa ajrore të ftohta të cilat do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në territorin e MV, duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të shpeshta të vranësirave por pa reshje. Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjes në akset rrugore shtohet mundësia për ngricat si pasojë e temperaturave të ajrit që janë disa gradë nën 0. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimalja deri në 5°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare paradite POR deri e fortë pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verilindor.

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke kushtezuar mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta KU vlera më ekstreme priten në Europen Lindore, vendet Nordike si edhe gadishullin e Ballkanit NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dëborës do të jenë Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere priten në brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ