Deri kur do të vazhdojë i ftohti polar? Meteorologu shpjegon për SYRI TV

0
16

Shqipëria është mbërthyer nga një i ftohtë polar. I ftuar në SYRI TV, për të diskutuar për këtë çështje, ishte meteorologu Hakil Osmani nga METEOALB. “Do vijojë rënia e temperaturave të ajrit dhe kjo vjen si pasojë e masave ajrore të ftohta që kanë depërtuar në Europën Juglindore, duke bërë që të preket edhe territori shqiptar. Presim ditën e shtunë minimume që do presin në qarkun e Dibrës deri në minus 6 apo minus 7 gradë Celsius. Pra dita e shtunë do jetë një ditë e ftohtë. Por edhe e diela do jetë ditë me temperatura të ulëta, edhe pse do kemi një rritje me një ose dy gradë të temperaturave. Më e keqja ka kaluar. Më pas do kemi një rikuperim të temperaturave të ajrit, duke filluar nga e diela dhe javën tjetër do kemi temperatura në rritje. Vetëm kjo javë solli rënien e temperaturave që ishte e menjëhershme dhe e ndjeshme,” tha meteorologu. I pyetur nëse do ketë reshje dëbore në Tiranë, ai tha se shanset janë të pakta, pasi temperaturat do jenë më të larta në vijim.