Me afrimin e ngricave, një strehë e kafshëve në Poloni u dërgoi një apel urgjent njerëzve që të adoptojnë ose të paktën të strehojnë përkohësisht disa nga qentë e saj derisa të kalojë periudha e rrezikshme e të ftohtit, sipas apnews. Rezultati i atij që është quajtur “Operacioni Frost” i befasoi punëtorët e strehës. ”Gjatë fundjavës, njerëzit në turma dhe prisnin në radhë për orë të tëra duke marrë në shtëpitë e tyre 120 këlyshë”, tha zëvendësmenaxherja e strehës, Matgorzata Patetko në transmetuesin TVN24. Streha e qenve, KTOZ dërgoi apelin e saj pasi temperaturat parashikohej të bien në rreth minus 20 gradë Celsius në pjesë të Polonisë jugore, ku ndodhet edhe qyteti i Krakovit. Ajo tha se kishte rreth 300 qen, por jo të gjithë mund të futeshin brenda dhe disa ishin të lirë në natyrë. Ajo bëri thirrje për ndihmë të përkohshme në mënyrë që të gjithë katërputroshët të gjenin hapësira të brendshme. Të dielën, streha njoftoi se po pezullonte operacionin sepse ishte në gjendje t’i përshtatte të gjithë qentë e saj të sigurt në ambiente të ngrohta dhe i kërkoi publikut të ndihmonte strehimoret e tjera që kishin nevojë për ndihmë të ngjashme.
Ngricat ndërgjegjësojnë qytetarët për adoptimin e qenve
RELATED ARTICLES