Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH do të rrisë me 25% rezervat valutore

BSH do të rrisë me 25% rezervat valutore

Banka e Shqipërisë parashikon gjatë tre viteve në vijim të rrisë me 25% rezervat valutore në totalin e pothuajse 7.2 miliardë eurove, si një instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura me deficitin e llogarisë korrente dhe euroizimin e sektorit financiar në vend. Sipas BSH-së, rezerva valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm; mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra e thënë ndryshe, thekson BSH-ja, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2023 rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 13.3%, ose 671 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rezerva valutore investohet në instrumente të qeverive të SHBA-së, Japonisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Eurozonës. Por edhe në instrumentet e lejuara për investim ku përfshihen dhe ato të agjencive apo institucioneve të lidhura me qeveritë, institucione shumëpalëshe. Banka e Shqipërisë organizon rregullisht ankande për blerje valute, me qëllim rritjen e rezervës valutore. Këtë vit 2024, Banka e Shqipërisë ka planifikuar blerje në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments