Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIApel nënave të ardhshme të vaksinohen kundër gripit të stinës

Apel nënave të ardhshme të vaksinohen kundër gripit të stinës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bëri apel sot nënave të ardhshme të vaksinohen kundër gripit të stinës. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ndau shembullin e Denisës, e cila në muajin e katërt të shtatzënisë ka bërë vaksinën ndaj gripit për të ruajtur veten dhe bebin e saj nga format e rënda të gripit. Koçiu i bëri apel nënave të ardhshme të mos humbasin kohë dhe të konsultohen me mjekun e familjes. “Kam bërë vaksinën e gripit kur isha në muajin e 4 të shtatzënisë. I ftoj të gjitha vajzat e gratë të vaksinohen që të kenë një shëndet sa më të mirë”, tha Denisa. Ndërkohë mjekët rekomandojnë kryerjen e vaksinës jo vetëm për gratë shtatzëna, por edhe për grupet e riskuara, pasi sipas tyre vaksina rrit nivelin e antitrupave. Rreth 76% e grupeve të riskuara janë vaksinuar deri tani dhe paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore. Në muajin tetor të 2023 u shpërndanë 260 mijë doza vaksine kundër gripit në gjithë Shqipërinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments