Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdërhyrje emergjente në çatinë e kishës së “Shën Dëllisë” në Buhal

Ndërhyrje emergjente në çatinë e kishës së “Shën Dëllisë” në Buhal

DRTK Gjirokastër kreu një ndërhyrje emergjente në çatinë e Kishës së “Shën Dëllisë”, në fshatin Buhal. Kisha pati probleme me një pjesë të çatisë si pasojë e thyerjes se rasave të gurit dhe rrëshqitjes së tyre. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, kanë ndërhyrë për restaurimin dhe eliminimin e lagështisë, siç dallohet edhe në fotografitë e publikuara online nga DRTK Gjirokastër. Kisha e Shëndëllisë (Kisha e Profet Ilisë) është objekt kulti, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, në fshatin Buhal. Ajo daton në gjysmën e dytë të shek XI – gjysma e parë e shek. XII dhe ndodhet në një bregore në anë të fshatit, pranë lumit Vjosë. Kisha përbëhet nga naosi drejtëkëndësh i gjatë, në drejtim lindje-perëndim, narteksi thuajse kuadratik në perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën Jugore. Narteksi dhe hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments