Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBB mbështet agroturizmin dhe zejtarinë

BB mbështet agroturizmin dhe zejtarinë

Banka Botërore po mbështet zhvillimin e agroturizmit dhe zejtarisë në disa bashki të vendit, si fusha potenciale me ndikim pozitiv në ekonominë lokale. Në një rishikim të projektit “Lidhja e rrugëve rajonale dhe lokale” që ka nisur në vitin 2018 dhe po mbështetet me kredi 50 milionë usd nga Banka, ekipi monitorues ka nënvizuar se janë hedhur hapa konkretë për mbështetjen e bashkive në disa aspekte. Sipas BB-së, që nga fillimi i projektit e deri tani janë kryer investime në infrastrukturën rrugore. Reabilitimi i rreth 60 km rrugë rajonale dhe lokale (objektivi fillestar ishte 55 km) ka përmirësuar aksesin dhe lidhjen në 28 qendra bujqësore dhe turistike (objektivi fillestar ishte 9). Pas përfundimit të rehabilitimit të seksioneve rrugore në Shkodër, Pogradec, Tepelenë, Vlorë Durrës dhe Bashki Fier, tre rrugë shtesë dhe masa të sigurisë rrugore janë planifikuar për financimin e projektit: Rruga Vath Koreshi në Lushnje; Spille-Vile Bashtove në Rrogozhine; Loti 2 Pogradec-Tueshemisht-Dogane në Pogradec; masat e sigurisë rrugore (në Tepelenë dhe Vlorë). I planifikuar për t’u mbyllur në fund të 2022, projekti u zgjat në afat deri në qershor 2024 nga ana e Bankës. Sipas të dhënave, deri më tani janë disbursuar 44.45 milionë dollarë dhe mbeten ende edhe 5.55 milionë dollarë deri në fund të 6 mujorit të parë për të arritur objektivat e vendosura në planin e rishikuar ku fokusi kryesor duket se është asistenca teknike për Bashkitë. Një komponent tjetër i këtij projekti është edhe “Kontrata e Asistencës Teknike (AT) për krijimin e Menaxhimit të Aseteve Rrugore Rajonale dhe Lokale”, që mbështet bashkitë për të miratuar kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve. Ndërsa kontrata tjetër e asistencës teknike – mbështetja e bashkive për të përgatitur plane dhe studime mbi mbështetjen financiare përmes bankave për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë lokale po përparon gjithashtu mirë. “Këto plane po përgatiten me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të menaxhimit të Bashkisë dhe po eksplorojnë fusha potenciale zhvillimi në agroturizëm dhe zeje tradicionale” thuhet në dokumen e BB-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments