Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEBizneset, 90 ditë afat për impiantet e ujërave të zeza

Bizneset, 90 ditë afat për impiantet e ujërave të zeza

Qeveria ka vendosur 3 muaj afat për të gjithë bizneset që i shkarkojnë ujërat e zeza në det, liqen apo lumë, që të vendosin impiante për trajtimin e tyre. Akti Normativ i hyrë në fuqi këtë fillimviti, nuk lejon më përdorimin e gropave septike, por i detyron subjektet t’i zëvendësojnë ato me impiante ose sisteme individuale. Mostrajtimi i ujërave të ndotura përmes impianteve parashikon gjoba të majme që nisin nga 1 500 000 Lekë në 2 650 000 lekë. Nëse subjektet nuk marrin masa, Akti Normativ parashikon edhe heqje të licencës. Po ashtu të gjithë pronarët e atyre objekteve që janë në zhvillim e sipër në zonat bregdetare do duhet të marrin masa për trajtimin e ujërave të ndotura përpara se të pajisen me certifikatë përdorimi. Për monitorimin e detyrimeve që lindin nga ky akt është ngritur edhe një taskforcë e posaçme që do ushtrojë kontrolle përgjatë gjithë vitit 2024. Kjo masë vjen në një kohë kur pasuritë natyrore shqiptare po marrin përherë e më shumë vëmendje. Më herët një raport AKM-së evidentoi se 9% e stacioneve të plazhit në Shqipëri kishin cilësi shumë të keqe uji për shkak të aktivitetit njerëzor dhe shkarkimit të ujërave urbane të patrajtuara në to.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ