Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKampionia Trako, shtëpi me kredi të butë nga bashkia Gjirokastër

Kampionia Trako, shtëpi me kredi të butë nga bashkia Gjirokastër

Kampionia e bodybuilding në Ballkan, Oriela Trako, ka përfituar nga mbështetja përmes programit të kredive të buta nga bashkia e Gjirokastrës për të blerë shtëpinë e saj. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi vizituan kampionen Trako në shtëpinë e saj të re. “Siç e do zakoni, vizitë për shtëpinë e re te kampionia e bodybuilding në Ballkan, Oriela Trako që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në disa vende të botës dhe ka sjellë vetëm trofe në vendlindjen e saj, Gjirokastër”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Kumbaro u shpreh se “jam e lumtur për suksesin dhe krejt e merituar mbështetja përmes programit të kredive të buta nga bashkia e Gjirokastrës, që Oriela, shembulli i gruas që ia del vetë dhe kujdeset me aq përkushtim për fëmijët të kenë një shtëpi të sajën në qytetin që e ka bërë shumë krenar”. Trako u shpall në maj të 2023 kampione absolute në disiplinën ‘natyral’ në kampionatin kombëtar, si dhe të marrë medalje në evente të rëndësishme ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments