Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Laboratori i Restaurimit dhe specialistët e tij, përgjatë vitit 2023 restauruan dhe rikthyen në jetë 19 ikona me problematika dhe degradime të shumta, të ndodhura prej shekujsh dhe kushteve në të cilat ato janë ndodhur. Në një publikim të tijin në rrjetet sociale, Muzeu i Artit Mesjetar, shprehet se ka qenë një punë e palodhur e specialistëve restauratorë të cilët me durim dhe përkushtim nxorrën në dritë ikona prej shek. të 17- të deri në të 19-in dhe emra të mirënjohur të ikonografisë shqiptare, nga Kostandin Jeromonaku, Kostandin & Athanas Zografi apo Nilu Jeromonaku, etj.. Mbi 300 ikona në ekspozim dhe pjesë e fondeve u rivlerësuan mbi gjendjen e tyre të deritashme, ndërkohë 13 ikona prej tyre iu nënshtruan konsolidimit dhe trajtimit të mëtejshëm.