Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIThumanë-Kashar,në funksion verën e këtij viti

Thumanë-Kashar,në funksion verën e këtij viti

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se aksi rrugor Thumanë-Kashar, një ndër akset më të rëndësishme të Korridorit Blu, do të futet në funksion në verën e këtij viti. Gjatë analizës vjetore të punës për vitin që lamë pas dhe zhvillimet këtë vit, Balluku u shpreh se punimet do të përshpejtohen për shkak të volumeve të trafikut të vizitorëve të huaj në vendin tonë, që këtë vit kanë arritur 10 milionë. Balluku shpjegoi se ngarkesa e cila ndodh në pjesën e Fushë Krujës dhe në nyjen e Rinasit ka bërë që padyshim nevoja për ndërhyrje urgjente, kërkesë kjo edhe e kompanisë koncesionare të këtij aksi për të vijuar sa më parë punimet dhe dorëzimin para afatit. “Aksi Thumanë- Kashar, së bashku me dy nyjet e tij të rëndësishme do të futen në funksion gjatë verës së 2024-ës, duke shfryrë një herë e mirë të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e Veriut apo problematikën në Aeroportin e Rinasit, që pavarësisht që ne mundohemi të sqarojmë sigurisht pasagjerët e vuajnë“, u shpreh Balluku. Nga ana tjetër, vijoi ministrja, edhe media disa herë është marrë me atë problematikë, por ju duhet të kuptoni një fakt, që ajo rrugë është ndërtuar për një kapacitet më të vogël. “Në vitin 2029 ishte 2.2 milionë pasagjerë, ndërkohë që këtë vit janë përpunuar mbi 7 milionë pasagjerë, vetëm në Aeroportin e Rinasit. Ata që fluturojnë vijnë nga toka. Duhet të kuptoni që ajo rrugë e planifikuar për një volum 3 milionë pasagjerësh, sepse ashtu planifikohej të rritej trafiku, sot përpunon më shumë se 3- fish. Kështu që ky zhvillim i shpejtë i aviacionit civil kërkon edhe një përgjigje të shpejtë që ne do ta japim këtë verë“, deklaroi Balluku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments