Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor, njoftuan mediat belge. Vendimi i Michel do të thotë se, nëse zgjidhet, ai do të tërhiqej si kreu i organit të BE-së që mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të bllokut. Udhëheqësit e BE-së mund të diskutojnë më pas një zëvendësim për të në fund të qershorit ose në fillim të gushtit. “Është relativisht e lehtë të organizohet pasardhja”, citohet të ketë thënë ish-kryeministri belg. Ai e përshkroi vitin 2024 si një vit zgjedhor jashtëzakonisht të rëndësishëm në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës. “Projekti evropian është në një udhëkryq dhe është i nevojshëm për të forcuar legjitimitetin e demokracisë evropiane. Do të doja të isha pjesë e ekipit të atyre që ndërtojnë projektin europian dhe propozoj të vazhdoj t’i shërbej atij”, theksoi Michel. Michel tha se ai synon të bëjë fushatë në një mënyrë që nuk ndikon në përgjegjësitë e tij në koordinimin e samiteve të BE-së.