Roya Heshmati, 33 vjeçe, një aktiviste iraniane që kundërshton përdorimin e mbulesës së detyrueshme, u dënua me një vit burg , dhe ndalim për t’u larguar nga vendi për tre vjet, raporton Hengaw, një OJQ kurde, organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji. Dënimi i saj u konvertua në 74 rrahje me kamxhik për përhapjen e një fotoje të saj pa hixhab (velo), të realizuar në bulevardin Keshavarz në Teheran. ”Burri që kreu ekzekutimin me kamzhik kërcënoi se do të intensifikonte rahjet dhe do të hapte një çështje të re kundër saj”, shkroi Roya në faqen e saj në Facebook. Roua shpjegoi se një grua e mbuluar, me siguri punonjëse e gjykatës, i kishte vendosur me forcë një vello në kokë dhe se ajo ishte goditur me kamxhik në shpatulla e pjesë të tjera të trupit.
IRAN -Dënohet me 74 goditje kamxhiku aktivistja
RELATED ARTICLES