Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITaksimi i kalimit të pronësisë së banesave

Taksimi i kalimit të pronësisë së banesave

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një udhëzim, i cili vendos një rregull të ri lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur sot, në konferencën për shtyp mbi zhvillimet në ekonomi për vitin që lamë pas dhe pritshmëritë për 2024-ën, se çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës. “Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të së cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës”, u shpreh ministri Mete. Sipas tij, kjo bën që kur të aplikohet çmimi i referencës edhe sot, edhe në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndertesës. “Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të ulet çmimi i referencës me 1 %, në mënyrë që për ato që janë godina më të vjetra të reflektohet çmimi i referencës sa më afër realitet”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments