Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAHovenier : Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke

Hovenier : Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video-mesazh në prag të Vitit të Ri. Në këtë prononcim, ai tha se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira, por që ka pasur edhe arritje e shumë përparim, për të cilat tha se duhet festuar. Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar si më parë për partneritet me popullin e Kosovës, teksa tha se me Qeverinë e Kosovës kanë shtyrë përpara qëllimet kryesore. Tutje, ai përmendi disa pika kryesore që janë arritur gjatë këtij viti, duke theksuar Gjykatën Komerciale, përfshirja e SHBA-së në në programet e artit dhe arsimit si dhe dyfishimin e zotimit për energji të ripërtërishme. Ambasadori amerikan ka thënë disa fjalë edhe për dialogun Kosovë-Serbi si një prej çështjeve që ka marrë shumë kohë dhe energji. Ai ka thënë se SHBA pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe gjithashtu ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hovenier ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi. Hovenier ka uruar lumturi, shëndet e begati në vitin 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments