Turqia arrestoi 29 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët dyshohet se kishin planifikuar sulme në sinagoga dhe kisha, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. ”Njësitë speciale të policisë bastisën nëntë provinca, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankaranë herët në mëngjes për të kapur të dyshuarit”, shkroi Yerlikaya në X. Tre operativë të rangut të lartë të ISIS-it janë kapur veçmas ndërsa po planifikonin një sulm ndaj ambasadës irakiane. Kombësia e të arrestuarve dhe detajet e planeve të supozuara të sulmit nuk ishin menjëherë të qarta. I ashtuquajturi grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një klub nate të Stambollit në vitin 2017, ku u vranë 39 persona që merrnin pjesë në një festë të Vitit të Ri. Që atëherë, Ankaraja ka shënjestruar rregullisht të dyshuarit e Shtetit Islamik