Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes pas zhdukjes së paraardhësit

Kina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes pas zhdukjes së paraardhësit

Kongresi Popullor Kombëtar i Kinës ka emëruar Dong Jun, një oficer i lartë në ushtri, si ministër të Mbrojtjes për të zëvendësuar Li Shangfu, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve “Hsinhua”. Vendimi është marrë nga komisioni i përhershëm i kongresit. Li u shkarkua nga postet e tij si ministër i Mbrojtjes dhe këshilltar i shtetit në tetor, pasi nuk u pa në publik që nga 29 gushti. Raportet e medias perëndimore sugjerojnë se ai dhe oficerë të tjerë të lartë në Ushtrinë Çlirimtare Popullore ishin nën hetim për korrupsion. Nuk është dhënë ende një arsye zyrtare për zhdukjen e Li. Në fund të korrikut, Qin Gang u shkarkua nga posti i tij si ministër i Jashtëm dhe u zëvendësua nga paraardhësi i tij, Wang Yi. Qin nuk u shfaq më publikisht, duke u përfaqësuar në ngjarje ndërkombëtare nga përfaqësues të tjerë për javë të tëra përpara shkarkimit të tij. Arsyet nuk janë publikuar. Zyrtarët e rangut të lartë dihet se zhduken në Kinë përpara se të publikohen informacione se komisioni disiplinor po kryen hetime për ta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments