Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Rusia ka ndërmarë sulmin më të keq ajror që nga fillimi...

Zelensky: Rusia ka ndërmarë sulmin më të keq ajror që nga fillimi i luftës

Valët e sulmeve ruse në qytetet anembanë Ukrainës kanë lënë të paktën 31 persona të vdekur dhe 152 të plagosur, me sulmin gjatë natës të përshkruar nga Kievi si ”bombardimet më të këqija ajrore që nga fillimi i luftës”. Raketat dhe dronët goditën qytete në mbarë vendin, nga Lviv në perëndim dhe Kharkiv në lindje, në Odessa në jug dhe kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar një alarm ajror në të gjithë vendin. Të paktën nëntë persona u vranë vetëm në kryeqytet. Dnipro, Zaporizhzhya dhe Odessa u goditën gjithashtu. Ky ishte “sulmi më i madh ajror kundër Ukrainës që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë gati dy vjet më parë”, theksoi Komandanti i Përgjithshëm ukrainas Valerii Zaluzhnyi. ”Midis armëve të përdorura ishin raketat hipersonike Kinzhal të tipit S-300, raketa balistike, raketa të ndryshme lundrimi dhe dronë me rreze të gjatë të prodhimit iranian”, theksoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Sot Rusia përdori pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj”, shkroi ai në mediat sociale ai duke shtuar se një maternitet, institucione arsimore, një qendër tregtare dhe ndërtesa banimi u goditën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments