Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka kërkuar partisë së tij që të përshpejtojë përgatitjet për luftë, përfshirë programin bërthamor të vendit. Lajmi vjen vetëm një javë pas paralajmërimit të tij se ”Pheniani nuk do të hezitonte të nisë një sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore”. Kim i bëri thirrje partisë së tij që të “përshpejtojë më tej përgatitjet e luftës në të gjitha fushat, duke përfshirë armët bërthamore dhe mbrojtjen civile”, duke theksuar më tej se “situata ushtarake në Gadishullin Korean është bërë ekstreme për shkak të konfrontimit të paprecedentë me Uashingtonin”. Seuli, Tokio dhe Uashingtoni kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje mes një serie rekord testesh raketore nga Pheniani këtë vit dhe së fundmi kanë aktivizuar një sistem për të ndarë të dhënat në kohë reale për lëshimet e Koresë së Veriut. Në fillim të këtij muaji, një nëndetëse bërthamore amerikane mbërriti në qytetin port të Koresë së Jugut të Busanit dhe Uashingtoni mori pjesë me bombarduesit e saj me rreze të gjatë veprimi në stërvitjet me Seulin dhe Tokion.
Kim kërkon përshpejtimin e përgatitjeve për luftë
RELATED ARTICLES