Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKursimet në para në banka u rritën me 3.1 % në nëntor

Kursimet në para në banka u rritën me 3.1 % në nëntor

Kursimet e individëve, familjeve e bizneseve në monedhën vendase shënuan një rritje të ndjeshme gjatë muajit nëntor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave në lekë arriti në 564 miliardë lekë, me një rritje prej 3.1%, ose 17 miliardë lekë më shumë sesa muaji i mëparshëm. Ndërsa kursimet në euro shënuan 7.28 miliardë lekë në nëntor, me një rritje prej 22 milionë euro. Sipas BSH-së me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur ndjeshëm me 17%, ose rreth 1 miliard euro që janë shtuar në banka si formë kursimesh në monedhën e përbashkët. Rritja ka qenë më e fortë për kursimet në lekë pa afat, por dhe individët duket se po i rikthehen depozitave me afat pas rritjes së normave të interesit. Me bazë vjetore (nëntor 2023/nëntor 2022), depozitat në lekë janë rritur me 4.2%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments