Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGreva e stafit mbyll Kullën Eiffel mbyllet në 100-vjetorin

Greva e stafit mbyll Kullën Eiffel mbyllet në 100-vjetorin

Kulla Eiffel, simboli i Parisit, u mbyll për vizitorët të mërkurën në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj, Gustave Eiffel. Kompania përgjegjëse për funksionimin e Kullës Eiffel – SETE, në një deklaratë në faqen e internetit, tha se vendimi u mor për shkak se një pjesë e stafit të kullës hyri në grevë. Deklarata vuri në dukje se rrethinat dhe kopshtet e kullës mund të vizitohen ende. Sipas raportimeve në mediat kombëtare, punonjësit e kullës hynë në grevë si reagim ndaj politikave financiare të SETE. Gustave Eiffel, i lindur më 15 dhjetor 1832 në Dizhon të Francës, ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1923 në Paris në moshën 91-vjeçare. Ai luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kullës Eiffel, e cila u ndërtua për Panairin Botëror të vitit 1889. Arkitekti francez projektoi gjithashtu kornizën e hekurt të Statujës së famshme të Lirisë në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments