Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka deklaruar se pas mesnatës, janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë. Hapja e këtyre korridoreve do të ndikojë që fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas të shkurtohen për së paku 15 minuta. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Aliu ka theksuar se nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë.