Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i tij mund të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të mbrojtjes në botë dhe se ai është i sigurt se industria e mbrojtjes ukrainase mund të bëhet një nga 10 vendet më produktive dhe më të forta të mbrojtjes në botë me kalimin e kohës. “Industria, tashmë po kontribuon jo vetëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës në mes të luftës, por gjithashtu po ndihmon ndjeshëm rritjen ekonomike dhe punësimin”, tha ai në një videomesazh. Zelensky vlerësoi marrëveshjen me partnerët perëndimorë, mbi të gjitha SHBA-në, për prodhimin e përbashkët të armëve si një nga arritjet tona më të mëdha politike këtë vit. “Kjo bën të mundur ndërtimin e pajisjeve moderne ushtarake”, tha Zelensky duke shtuar se prodhimi i armëve te modelit perëndimor duhet të lokalizohet më tej. Më herët, ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Olexander Kamyshin tha se Ukraina kishte trefishuar prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes.