Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozita më e madhe e fotografit gjerman Juergen Teller në Paris

Ekspozita më e madhe e fotografit gjerman Juergen Teller në Paris

Ekspozita më e madhe deri më tani e punës së fotografit gjerman, Juergen Teller po zhvillohet aktualisht në “Grand Palais Éphémère” në Paris, duke shfaqur rreth 800 vepra. Teller njihet ndërkombëtarisht për portretet e tij të sinqerta të të famshmëve, editorialet provokuese të modës dhe fushatat e veçanta për stilistë të ndryshëm. Gjithashtu ekspozita përfshin foto familjare, autoportrete nudo dhe video. Imazhet e famshme të Charlotte Rampling duke pozuar e zhveshur në Luvër së bashku me modelen Raquel Zimmerman dhe vetë Teller mbi një gomar shfaqen gjithashtu. Portrete të tjera janë të stilistit të ndjerë të modës Yves Saint, aktorit nga Berlini Lars Eidinger dhe muzikantit amerikan Iggy Pop. Shfaqja përfshin portrete shumë personale, ku shfaqet Teller, 59 vjeç, me të brendshme, si fëmijë dhe me bashkëshorten Dovile Drizyte në Itali. Ato shfaqen me rroba pune në ngjyrë neoni në kantier dhe me poza erotike. Salla prej 10 mijë metrash katrorë është shndërruar në shfaqjen “Juergen Teller. Më duhet të jetoj” që do të zgjasë deri më 9 janar. Më pas ekspozita do të zhvendoset në Milano

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ