Pjepri njihet si një ushqim- me shumë volum. Kjo do të thotë se për një sasi të caktuar peshe, ai përmban një sasi relativisht të madhe uji, fibrash dhe ajri (dhe relativisht për një numër të vogël kalorish). Barbara Rolls, Ph.D., specialiste ushqimi e “Pennsylvania State University”, ka bërë një sërë kërkimesh të rëndësishme mbi oreksin dhe mbajtjen e tij nën kontroll. Rolls ka zbuluar se njerëzit hanë relativisht 3 pounds (1.4 kg) ushqim në ditë, pavarësisht nëse ushqimi është i madh apo i pakët në kalori. Pas konsumit të 3 pounds ushqim, njerëzit ndalonin së ngrëni, edhe ata që hanin të njëjtën sasi ushqimi (për nga pesha), qoftë ky një pjepër (me shumë volum) apo tortë cheesecake (me pak volum). Personat që morën pjesë në studim ndiheshin njëlloj të ngopur si pas një vakti me pak kalori, ashtu edhe pas një vakti me shumë kalori – me kusht që të dyja vaktet të përmbanin të njëjtin volum ushqimi. Rezultati? Ushqimet me shumë volum dhe pak kalori– zakonisht, ushqimet me përmbajtje të lartë uji dhe fibrash– janë miqtë tuaj më të mirë kur është fjala për të humbur disa kile! Por pjepri është gjithashtu një frut me shumë potassium dhe vitaminë A. Një kupë e vogël (165 gr) me pjepër ju jep plot 404 mg potassium (pa përmendur sasinë e kalciumit dhe magnesiumit si dhe 31 mg vitaminë C). Plot studime kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me potassium kanë rrezik të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale.
A e dini se Pjepri ?!
RELATED ARTICLES