Institucionet e linjës në bashkëpunim me UNDP janë angazhuar në punën për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në nivel vendor. Ekspertët e linjës në bashkëpunim me ata ndërkombëtar, përfunduam një seri takimesh me grupet e punës në bashkitë e prefekturës Fier, Lushnje, Divjakë, Patos, Roskovec dhe Mallakastër, të cilat do të punojnë ngushtësisht me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe projektin e UNDP, “RESEAL”, për hartimin e Strategjive për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planet e Veprimit për secilën bashki. Këto dokumente vendore që po hartohen, në bashkëpunim me AKMC dhe strukturat vendore, janë në përputhje me dokumentet kombëtare për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin nga fatkeqësitë në Shqipëri dhe pasojnë punën e bërë me hartimin dhe aprovimin e dokumenteve të vlerësimit të riskut në çdo bashki përmes një procesi të gjerë konsultimesh me të gjithë grupet e interesit. Modeli i ndjekur me Prefekturën e Fierit po diskutohet edhe nga 10 prefektura dhe 55 bashki të tjera në vend. Kjo nismë forcon aftësitë e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel vendor, krahas atij kombëtar. Procesi i gjerë i konsultimeve që po ndiqet siguron përfshirjen e grupeve në nevojë. Projekti “Forcimi i Aftësisë Ripërtëritëse në Shqipëri” financohet nga Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Portugalisë. Ky projekt zbatohet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Vlerësim i riskut nga fatkeqësitë natyrore në 55 bashkitë e vendit
RELATED ARTICLES