Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENë Gazën e shkatërruar njerëzit mendojnë për një të ardhme diku tjetër

Në Gazën e shkatërruar njerëzit mendojnë për një të ardhme diku tjetër

Përballë shkatërrimit të pamasë të shkaktuar në Gaza nga bombardimet izraelite, shumë persona, veçanërisht në mesin e qindra mijëra njerëzve të zhvendosur në jug të Rripit po pyesin nëse, pasi të mbarojnë luftimet, a do të jetë e mundur që ata t’i kthehen jetës së paraluftës. Sipas vlerësimeve, shtëpitë e 1,2 milionë njerëzve u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Rrugët, kanalizimet dhe rrjetet elektrike nuk ekzistojnë më në shumë zona. Në sektorin verior, spitalet kanë ndërprerë punën. Dhe në këto kushte, largimi përgjithmonë bëhet gati një zgjedhje e detyrueshme. Halil Dahman, 57 vjeç është në mesin e atyre ende të pasigurt. ”Nuk më ka mbetur më asgjë, as shtëpia e as gjëja më e vogël”, shton ai. Ai do të donte të qëndronte gjithsesi, por fëmijët e tij insistojnë të largohen. Njëri prej tyre ndodhet tashmë në Egjipt dhe kërkon strehim në Evropë apo Kanada. Dhe dy fëmijët e tjerë po shtyjnë gjithashtu të largohen nga Rripi. Halil Muhamed, pronar i një dyqani të vogël që shet kafe në Sheikh Radvan, gjithashtu shikon të ardhmen me frikë. Pasi u shkatërruan dy nga banesat e familjes, ai filloi procedurat për të hyrë në Egjipt e më pas të vazhdonte diku tjetër. Ai që nuk ka dyshime është 70-vjeçari Yusef Ajrami, ish-zyrtar i Autoritetit Kombëtar Palestinez, tashmë në pension. “Unë po qëndroj këtu në veri”, thotë ai nga një shkollë në Jabalya, ku u zhvendos pasi u shkatërrua shtëpia e tij. ”Nuk kam ndërmend të vdes në Gazën jugore apo në Sinai”, shton ai. Egjipti përgjithësisht shihet si një vend armiqësor ndaj palestinezëve, një vend ku ata nuk mendojnë se mund të krijojnë një ekzistencë të re. “Nuk është rastësi. Ne nuk do të pranojmë ta lëmë Gazën për të lëvizur në shkretëtirë. Ne do të ngremë tenda dhe do të rindërtojmë lagjen, ndoshta edhe falë ndihmës nga vendet arabe. Do të duhen vite, por ne do t’ia dalim”, shton ai. Ndër ata që konsiderojnë mundësinë e rindërtimit të së ardhmes së tyre diku tjetër, dy synime që konsiderohen të mundshme evokohen mjaft shpesh. Njëra është Kanadaja ku, sipas asaj që thonë këtu, ka punë dhe tashmë ekziston një komunitet mërgimtar. Destinacioni tjetër është Turqia, një vend që ka qenë gjithmonë miqësor me palestinezët, e cila tashmë pret qindra mijëra prej tyre

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments