Rrushi është një farmaci e vërtetë përbërësish ushqimorë, shumica e tyre mbartin premtimin e një jete të gjatë. Resveratroli. Ky është një përbërës që gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe te vera e kuqe e prodhuar prej tij. Resveratrol-i zakonisht është vlerësuar për vetitë e tij që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit, që ne përfitojmë qoftë edhe nga pirja e gote vere të kuqe. Shkencëtarët e “Illinois College of Pharmacy” në Chicago zbuluan se resveratrol-i shfaqi aktivitet parandalues tumoral në tre stadet e formimit të kancerit. Ai vepron gjithashtu si një antimutagen, duke bllokuar agjentët e tjerë që ndryshojnë qelizat nga fillimi i kancerit. Ai është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që ndihmon qelizat e ADN-së kundër dëmtimeve të radikaleve të lira.
A e dini se Rrushi ?!
RELATED ARTICLES