Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISejko: Karburantet mbeten të larta

Sejko: Karburantet mbeten të larta

Aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit  ndërsa inflacioni në vend  erdhi në rënie në 3 mujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka ndihmuar në funksionimin normal të tregjeve të parasë. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet vijojë të rritet, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv vitin e ardhshëm. Në këto rrethana Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare. Inflacioni i çmimeve të konsumit zbriti rreth nivelit 3.9%. Rënia e inflacionit u ndikua nga inflacioni më i ulët i artikujve ushqimorë, shërbimeve dhe i mallrave të konsumit afatgjatë. Shërbimet e strehimit dhe karburanti shënuan norma më të larta inflacioni”, u shpreh Guvernatori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments