Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANjë 6-vjeçar e hipin në avionin e gabuar!

Një 6-vjeçar e hipin në avionin e gabuar!

Një djalë gjashtë vjeçar e futën në aeroplanin e gabuar dhe përfundoi, i vetëm, katër orë larg nga destinacioni i tij. Një aventurë, e cila përfundoi mirë dhe që të kujton komplotin e episodit të dytë të filmit të famshëm të Krishtlindjeve ”Home Alone”, ku Kejvin humbet në Nju Jork ndërsa po fluturonte me familjen për në Majami për festat e Krishtlindjeve. Gjashtëvjeçari Casper po udhëtonte nga Filadelfia për në Fort Myers, Florida, për të vizituar gjyshen e tij, por përfundoi në Orlando. Kur avioni me të cilin duhej të mbërrinte u ul dhe nuk ishte aty, gjyshen e tij Maria Ramos e zuri paniku. “Unë vrapova te stjuardesa dhe pyeta: Ku është nipi im? A e dorëzuat në Filadelfia? Por stjuardesa u përgjigj se “nuk kishte fëmijë në bord”, theksoi gjyshja e tij. Për fat të mirë, Casper ishte në gjendje të telefononte gjyshen e tij menjëherë pasi u ul në Orlando. Megjithatë, mbetet mister pse fëmija u fut në aeroplanin e gabuar. ”Spirit Airlines” kërkoi falje dhe i ofroi të rimbursonte gjyshen për fluturimin e saj për në Orlando. “Ne e marrim sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë pasagjerëve tanë shumë seriozisht dhe po kryejmë një hetim të brendshëm. I kërkojmë falje familjes për këtë përvojë”, shkroi ”Spirit Airlines” në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments