Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEUROSTAT: Shqipëria e katërta në konsumin energjisë nga burime të rinovueshme

EUROSTAT: Shqipëria e katërta në konsumin energjisë nga burime të rinovueshme

Një raport i EUROSTAT mbi konsumin bruto të energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme në kontinentin europian se Shqipëria renditet në vendin e katërt. Në raport evidentohet se konsumi bruto i energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme për vitin 2022 në Shqipëri rezultoi në 44% Norvegjia kryeson, me 75.8 % të konsumit të saj bruto të energjisë finale në vitin 2022 që rrjedh nga burimet e rinovueshme. Në vendin e dytë renditet Suedia me 66 %. Në vendin e tretë renditet Finlanda me 47.8 % duke u mbështetur gjithashtu në hidro, erë dhe biokarburantet e ngurta. Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime, duke përfshirë një reduktim të emetimeve të gazeve serrë, diversifikimin e furnizimeve me energji dhe një reduktim të varësisë nga tregjet e karburanteve fosile (nafta dhe gazi). Rritja e burimeve të rinovueshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja “të gjelbra”. Burimet e rinovueshme të energjisë përfshijnë energjinë e erës, energjinë diellore (termike, fotovoltaike dhe të përqendruar), energjinë hidrike, energjinë baticore, energjinë gjeotermale, nxehtësinë e ambientit të kapur nga pompat e nxehtësisë, biokarburantet dhe pjesën e rinovueshme të mbetjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments