111 persona nga 823 riregjistrime në autoshkollë rifituan lejen e drejtimit

0
15

Të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, (DPSHTRR) bën të ditur se vetëm 111 persona nga 823 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – dhjetor 2023. “Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 23 kandidatë ku vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues. 823 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, bën të ditur DPSHTRR.