Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Kina lëshon tre satelitë

 Kina lëshon tre satelitë

Kina ka lëshuar në hapësirë tre satelitë nga deti, për herë të dytë këtë muaj. Në misionin e saj të 503-të, një raketë ”Long March-11” lëshoi tre satelitë ”Shiyan-24C” nga qendra e nisjes satelitore ”Taiyuan”, në ujërat pranë brigjeve të qytetit Yangjiang në provincën jugore Guangdong, raportoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Satelitët ”Shiyan-24C” do të përdoren për eksperimente shkencore dhe teknologjike hapësinore. Në fillim të këtij muaji, Kina lëshoi për herë të parë një satelit në hapësirë nga Deti i Kinës Jugore. Qendra e lëshimit të satelitëve ”Taiyuan” kishte lëshuar raketën ”Smart Dragon-3” (SD-3) që mbante satelitin CX-19 në orbitën e planifikuar për të testuar teknologjitë e internetit satelitor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments