Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAKU kontrolle në Fier dhe Korçë

AKU kontrolle në Fier dhe Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kreu inspektime në dy subjekte me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij” në Korçë dhe Fier. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400 mijë lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments