Java e fundit e 2023-shit mbyllet me kthjellime, sinoptikani: Temperatura deri në 20 gradë Celsius

0
21

Java e fundit e vitit 2023 do të shoqërohet me kthjellime dhe temperatura më të larta se normalet e muajit Dhjetor. Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se maksimumet do të ngjiten deri në 20 gradë Celsius në rang territori. Hakil Osmani: Kjo javë do të rezervojë temperatura mjaft të larta në vendin tonë duke bërë që maksimumet në rang territori të ngjiten edhe në vlerën 20 gradë Celsius duke bërë që të kemi temperatura deri në 4 gradë më shumë se sa duhet të regjistrohen përsa i përket muajit Dhjetorit. Temperaturat në orët e para të mëngjesit në qytetet e zonave malore kanë qenë në vlera pozitive në 0 apo 1 gradë Celsius. Përsa i përket ditës së martë dhe në vijim, të paktën deri ditën e premte, do të kemi luhatje të vogla të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet gjatë këtyre ditëve të kenë një rënie të lehtë dhe graduale të tyre duke bërë që maksimumet ditën e premte të regjistrojnë vlerën 18 gradë Celsius. Përsa i përket kushteve të motit, ditën e sotme, por të paktën për pjesën më të madhe të javës, do të jemi nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe gjatë paraditeve, ndërsa pasditet sjellin kalime të pakëta të vranësirave, të cilat më të dukshme mbeten në zonat lindore, përgjatë shtrirjes lindore dhe në zonat veriore, por nuk priten mundësira për reshje.