Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë,25 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë,25 Dhjetor 2023

Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimor edhe Veriore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 1 gradë C deri në 10 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut Parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të dominohet nga kushtet e qëndureshme atmosferike, duke sjellë në territor intervale të gjata me kthjellime në gjysmën perëndimore të vendit. POR parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen në orët e pasditës dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në vlerat minimale POR nuk do të ndryshojnë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Europa Jugore dhe Britania e Madhe do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kenë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më theksuara të jenë në gadishullin Iberik dhe në Brigjet e Egjeut. Ndërsa Europa Qëndore do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe me reshje dëbore PARAQITEN vendet Nordike dhe Europa Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments