Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBanka Qendrore parashikon të rrisë blerjet e valutës

Banka Qendrore parashikon të rrisë blerjet e valutës

Banka e Shqipërisë ka miratuar kalendarin e ndërhyrjeve në treg ose (kalendarin e blerjeve të eurove në treg për vitin e ardhshëm). Banka e Shqipërisë bën të ditur se ka rishikuar kalendarin, gjithmonë në funksion të krijimit të rezervës valutore, bazuar në një metodologji të ndërtuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, bazuar në rreziqet bashkëkohore. Në këtë konteks, parashikohet që rezerva valutore në vitin 2026, përafërsisht të jetë në nivelin e 7.4 miliardë eurove. Kjo ka bërë që të rriten parashikimet për blerje për 3 vitet e ardhshme dhe në këtë kontekst, në vitin 2024 BSH-ja ka parashikuar rritjen e blerjeve në tregun financiar në funksion të shtimit të rezervës valutore me një interval midis 270 dhe 330 milionë eurove në vit. Sipas BSH-së, në vitet e ardhshme do të tërhiqen nga tregu i brendshëm më shumë euro se çfarë ishte parashikuar më parë dhe kjo në funksion të shtimit të rezervës valutore. Banka e Shqipërisë bën të ditur se i ka ushtruar ndërhyrjet në përputhje strikte me rregulloren e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments